Në një intervistë dhënë ‘Zërit të Amerikës’ emisari i posaçëm i Sekretarit të Shtetit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është inkurajues.
Në pyetjen se si e shikon ai bashkëpunimin rajonal në luftë kundër koronavirusit, para së gjithash të Kosovës dhe Serbisë, duke marrë parasysh se Kosova tashmë i ka shfuqizuar taksat, Palmer është përgjigjur: “Mendoj se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është vërtetë inkurajues”.
“Ky është një lajm i rrallë i mirë në këtë situatë. Tregëtia është rritur, ekziston bashkëpunimi në shëndetësi. Besoj që Kosova dhe Serbia, të dyja, janë sistemin e “korridorit të gjelbër”. Në të vërtetë, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në korridore të gjelbra (në kuadër të Marrëveshjes CEFTA), i cili do të duhej ta lehtësojë dhe përshpejtojë shkëmbimin e ushqimit dhe barërave në këtë krizë. Kështu që është inkurajuese të shihet se si Kosova dhe Serbia po gjejnë pikat e përbashkëta dhe bashkëpunimin për ta tejkaluar kërcënimin e përbashkët”, ka thënë Matthew Palmer.