Partia Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për të diskutuar rreth situatës me pandeminë Covid-19.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi.
Ndërkaq një ditë më herët, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një letre e ka refuzuar ftesën e Kurtit.
Takimi është ftuar për sot dhe planifikohej të fillonte nga ora 10:00.