Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot kanë filluar me shpërndarjen e qindra pakove esenciale shëndetësore nëpër vendbanimet e komunave të veriut të Kosovës.
Sipas tij, qindra familje shqiptare tash e disa ditë kanë mbetur të izoluar si pasojë e masave të ndërmarra nga Serbia, e më pas të legjitimuara nga Qeveria e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Pakot shëndetësore përmbajnë barëra për qytetarët që përballen me sëmundje kronike, por edhe për pensionistët”.
“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë edhe ditëve në vijim aksionin e nisur për të ndihmuar me pako ushqimore dhe mjekësore familjet e izoluara në veri”.
“Po ashtu, me miratimin e pakos emergjente prej 320 milionë euro e cila do të trajtohet të martën në Kuvend, shteti i Kosovës do të arrij tu dalë në ndihmë për tre muaj të gjithë punëtorëve në sektorin privat, bizneseve dhe gjitha kategorive shoqërore”.