35 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, për mosrespektim të dispozitave shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Sipas PK-së, të gjitha rastet janë shënuar në vetëm dy qytete.
25 persona janë arrestuar në komunën e Prizrenit, ndërsa 10 në komunën e Gjilanit.