Presidenca: Lista e negociatorëve e propozuar nga Kurti, dëshirë personale e tij

Zyra për Informim e presidentit Thaçi ka reaguar rreth planeve të paralajmëruara nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti për përbërjen e ekipit politik të Kosovës gjatë negociatave me Serbinë.

Përmes një njoftimi, kjo zyre ka bërë të ditur se kryeministri në largim nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, duke e akuzuar për shkelje të “hierarkisë kushtetuese”, transmeton KOHA.

Për presidencën, “kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim”.

Reklama e sponzorizuar

Rrjedhimisht, sipas saj, lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar “mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë”.