Qeveria gjermane e ndihmon Lufthansa-n me 9 miliardë euro

Qeveria gjermane është pajtuar që ta ndihmojë kompaninë ajrore, Lufthansa, me një pako të shpëtimit në vlerë të rreth nëntë miliardë eurove.

Business Insider raportoi se përfaqësuesit e qeverisë dhe udhëheqësit e kompanisë së njohur janë pajtuar për pikat kryesore të marrëveshjes të hënën, por në këto diskutime nuk ka marrë pjesë zyrtarisht shefi ekzekutiv i Lufthansa-s, Carsten Spohr.

Aty thuhet se Spohr ka dëshiruar që ta nënshkruajë formalisht marrëveshjen me kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e financave, Olaf Scholz, të martën, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Javën e kaluar, agjencia Reuters raportoi se kompania ajrore synontë të arrinte marrëveshje për pako shpëtimi prej dhjetë miliardë eurove gjatë kësaj jave pasi kriza e koronavirusit e detyroi që t’i largonte nga përdorimi pothuajse të gjithë aeroplanët.

Këtë muaj, shefi ekzekutiv i kompanisë bëri të ditur se do të kërkohet ndihmë shtetërore në Austri, Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër, duke theksuar se po humbeshin një milion euro në orë, që mbetet të kuptohet se rezervat prej katër miliardë eurove nuk do të jenë të mjaftueshme.