Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, para mediave tha se sot gjatë ditës qeveria do të ketë takim online.
Kurti deklaroi që për takimin online është informuar edhe kryetari Haziri nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ku në këtë takim online do të diskutohet për vazhdimin e masave.
“Sot do të kemi një takim në qeveri, takim online. Lidhur se si do të vazhdojmë me masat në vijim në mënyrë që të kemi kufizim të lëvizjes sepse lëvizja e qytetarëve është lëvizje e virusit”, tha Kurti.
I pyetur për emrin e mandatarit të ri për krijimin e qeverisë ai tha se diskutimi i temave tjera pos pandemisë do të ishte dobësi.