Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e tyre.
“Duke e pasur këtë situatë, tashmë një muaj e tepër, me të cilën po ballafaqohemi intensitivisht duke diagnositifikuar dhe duke gjurmuar në terren të gjitha rastet që kanë të bëjnë me koronavirus, ne kemi arritur në këtë pikë me 135 raste pozitive, që i ka tejkaluar parashikimet tona, pasi që kemi menduar se do të kemi më shumë raste”.
“Por, nuk ka vend për kënaqësi, derisa ta largojmë virusin nga vendet tona. Janë tri javë kritike, qytetarët gjatë këtyre të mos tubohen dhe të qëndrojnë në shtëpi”.