Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaloi numrin e 5 000 personave sipas buletinit të universitetit ”Johns Hopkins”.
”Në vend ka 215 417 infeksione, 5 116 vdekje dhe 8 566 persona të shëruar”, shtoi ky universitet.
Një rekord ditor me 884 vdekje u regjistrua dje në SHBA.
Të dhënat e përditësuara treguan se në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 ishte rritur me 25 023 raste të reja.
SHBA mbetet vendi me më shumë raste të regjistruara në botë, pasuar nga Spanja me 102 136 të infektuar.
Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është Nju Jorku e më pas Nju Xhersi./ANSA