Shumë sektorë të ekonomisë janë prekur nga pandemia

Sektorët që mendohen se do të kenë ndikim të ulët në veprimtarinë ekonomike të pandemisë do të jenë arsimi, shërbimet shëndetësore, shërbimet sociale, shërbimet publike, mbrojtja dhe infrastruktura, ndërsa në bujqësi pritet një ndikim në nivel të ulët-mesatar.

Sektorët që mendohen se do të kenë ndikim të ulët në veprimtarinë ekonomike të pandemisë do të jenë arsimi, shërbimet shëndetësore, shërbimet sociale, shërbimet publike, mbrojtja dhe infrastruktura, ndërsa në bujqësi pritet një ndikim në nivel të ulët-mesatar.

Derisa thuhet se nuk është ndjerë ende ndikimi ekonomik në bujqësi, i cili është sektori më i madh në vendet në zhvillim, parashikohet që me masat e karantinës kanë filluar të bëhen të dukshme ndërprerjet në zinxhirin ushqimor dhe se ky efekt do të ndihet më shumë me rritjen e përhapjes së pandemisë në shtresat rurale.

Reklama e sponzorizuar

Në sektorët e ndërtimit, financave, sigurimeve dhe minierave pritet një ndikim në nivel të mesëm ndërsa në sektorët e artit, argëtimit, transportit, depozitimit dhe komunikimit pritet një ndikim i mesëm-i lartë.

Sektorët që priten të preken në nivelin më të lartë renditen, sektorët e shërbimeve të akomodimit dhe ushqimit, pasurive të patundshme, aktivitetet e biznesit dhe menaxhimit si dhe sektorët në lidhje me prodhimin, tregtinë me shumicë dhe pakicë si dhe riparimi dhe mirëmbajtja e automjeteve motorike.

Në raportin ku thuhet se në të gjithë botën 1,25 miliardë punonjës punojnë në këta sektorë me rrezikun më të lartë, theksohet se kjo korrespondon me 38 për qind të të gjithë popullsisë që punon në botë.

– Shkalla e punësimit të sektorëve të rrezikuar sipas rajoneve

Derisa shkalla e punësimit të sektorët e rrezikuar është 37,5 për qind në të gjithë botën, kjo normë është më e larta në Amerikë me 43,2 për qind dhe më e ulëta në Afrikë me 26,4 për qind.

Ndërsa në anën tjetër, kryesisht në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta ku norma e punësimit informal është mjaft e lartë theksohet se është e kufizuar qasja e punonjësve në shërbimet shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale.

Afrika qëndron në plan të parë si rajoni ku punësimi informal ka normën më të lartë me 71,9 për qind. Ndërsa Evropa rajoni me nivelin më të lartë të sigurisë sociale me 84,1 për qind.

– “Masat duhet të jenë lehtësuese për punëmarrësit dhe punëdhënësit”

Në raport rekomandohet se hapat që duhen ndërmarrë për sektorët dhe vendet në zhvillim që do të preken më shumë nga pandemia duhet të jenë lehtësuese në aspektin e punëmarrësve dhe punëdhënësve. Dhe, po ashtu nënvizohet se fondet publike duhet të përdoren me këtë qëllim për të nxitur bizneset që të krijojnë vende pune.

Më tej bëhet e ditur se humbjet e prodhimit si pasojë e pandemisë do të jenë afatgjata dhe efektive në vendet që janë në zhvillim për shkakun e aftësive të kufizuara në veprim që kanë këto vende në fushën financiare.

Në raport vihet theksi se parashikimi i mëparshëm global i rritjes së papunësisë globale për vitin 2020 është 25 milionë, por që në dritën e zhvillimeve të reja mund të ndodhë që kjo të jetë më e lartë se parashikimi i bërë.