Si do të mbahet testi i Maturës këtë vit?-Minitria e Arsimit jep detaje shtesë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka nxjerrë vendim për “Procedurat e realizimit të vlerësimit të nxënësve gjatë mësimit në distancë”, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

“Në udhëzues kemi ofruar detaje për metodat, mënyrën e format e notimit dhe procedurat e vendosjes së notave në ditarin personal të mësimdhënësit. Notat e vendosura nga mësimdhënësit duhet të raportohen në organet e shkollës, me qëllim të lëshimit të librezave, certifikatave, dëftesave e diplomave për nxënës. Pastaj, në momentin që krijohen kushtet për kthim në shkollë, notat përfundimtare vendosen në ditarin e klasës përkatëse dhe në librat amë”, ka thënë Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami.

Ajo shtoi se në muajin Maj, do të nxjerrin edhe një vendim për mbajtjen e Testit të arritshmërisë (klasa 9) dhe Provimit të Maturës (klasa 12), në konsultim me autoritetet dhe institucionet përkatëse.

Reklama e sponzorizuar

Postimi i plotë i Bajramit: