Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, pas takimit me mandatarin e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se deri tash nuk ka marrëveshje finale të koalicionit.
Ai ka thënë se më së largu deri javën e ardhshme do të ketë Qeveri të re.
“Deri më tani nuk ja ndonjë marrëveshje shumë shpejtë mandatari Hoti do të dalë me marrëveshjen finale. Është duke u punuar që të përgatitet seanca dhe javën e ardhshme jam i bindur që do të ketë një Qeveri të re”, ka thënë ai.
Ai thotë se Këshilli Drejtues i AAK-së e ka votuar marrëveshjen me LDK-në.
“Haradinaj ka pasur takime me Grupin Parlamentar dhe strukturat e partisë. Derisa emrat e ministrave nuk votohen në Kuvend asgjë nuk është zyrtare”, ka thënë ai.
Ai tutje ka konfirmuar se Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj, Selim Selimi dhe Blerim Kuçi janë emrat që janë përmendur për ministra.