Kryesia vendosi që propozimi i PDK për pakon emergjente 320 mln euro të trajtohet të martën në seancë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës edhe formalisht vendosi që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të martën nga ora 11:00 në seancë të jashtëzakonshme sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.
Në këtë seancë, PDK ka propozuar miratimin e një pako emergjente financiare prej 320 milionë euro për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë coronavirus.
Gjatë prezantimit të kësaj pako financiare ditë më parë, kryetari i PDK Kadri Veseli ka ftuar të gjitha grupet parlamentare pa dallime politike që ta mbështesin këtë pako që do ti ndihmojë qytetarët dhe bizneset për përballjen me pandeminë coronavirus