Presidenti i vendit, Hashim Thaci sot e ka njoftuar kreun e LVV’së, Albin Kurtin se do të takohet me partitë tjera politike në vend për të diskutuar për formimin e qeverisë së re, pasi që pas gati tri jave, Vetëvendosje nuk e ka dorëzuar emrin për mandatarin, raporton Express.
Express merr vesh se presidenti i vendit, ka ftuar për në takim në ora 16:30 në presidencë partitë politike për të diskutuar për hapat e mëtejmë që do të ndërmarrin.
Takim ndërkaq sot gjatë ditës ka pasur edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa bashkë me kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj.
Të dy kanë diskutuar për koalicionin e ri, tash kur Këshilli i LDK’së e ka aprovuar një koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.
Deri më tani ende nuk është bërë publik propozimi i LDK’së për mandatar.