Vdes shtatzëna me koronavirus në Infektivë

Pacientja shtatzënë e prekur me koronavirusin Covid-19 që ishte e shtruar në Klinikën Infektive ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar Klinika Infektive.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020”, përfundon njoftimi.

Reklama e sponzorizuar

Gruaja shtatzënë kishte pasur përkeqësime prej kur ishte shtruar në Infektivë, derisa nuk është bërë e ditur për gjendjen e foshnjës.

Deri tash në Kosovë janë të infektuar 598 persona derisa 16 kanë vdekur dhe 123 janë të shëruar.

Sipas QKUK-së, kjo është vdekja e 13-të e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.