Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për masat e fundit të izolimit për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Ajo thotë se këto masa nuk janë në pajtim me Kushtetutën dhe se ato vetëm mund të bëjnë dëme më të mëdha.
“Rregullat e izolimit duhet të jenë në pajtim me rregullat kushtetuese në Kosovë. Rregullat që krijojnë më shumë konfuzion dhe që s’kanë mundësi të zbatohen, do të bëjnë më shumë dëme”, ka thënë Von Cramon në një postim në Twitter, raporton KOHA.
Sipas saj, edhe vende tjera e kanë kufizuar kohën e qëndrimit jashtë gjatë pandemisë, por jo edhe orën kur mund të dalin.
“Qeveria duhet t’i kthehet bazës kushtetuese”, ka kërkuar raportuesja e PE-së për Kosovën, Viola Von Cramon.