Zjarr i madh në Mitrovicë, digjet stalla me 32 krerë bagëti

Kohëve të fundit vendi ynë veç pandemisë COVID-19, është ballafaquar edhe me përhapjen e zjarreve.

E një zjarr ka kapluar në orët e vona të së enjtes edhe një stallë në Mitrovicë.

Në një video të publikuar nga zjarrfikësit e kësaj komune, thuhet se në stallë janë djegur edhe 32 krerë bagëti, lopë e viça, transmeton Indeksonline.

Reklama e sponzorizuar

Kjo është video derisa shihen zjarrfikësit duke u munduar ta shuajnë zjarrin: