​Kompanitë e pastrimit protestojnë për mospërfshirje në Pakon Emergjente

Kompanitë Regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në nivel të Kosovës protestojnë për mospërfshirjen e këtyre kompanive në Pakon Emergjente të Qeverisë.

Protesta do të mbahet në oborrin e KRM “Pastrimit”.

Kjo protestë do të mbahet si shenjë pakënaqësie në lidhje me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në mospërfshirjen e punëtorëve të kompanive të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave në nivel të Kosovës në Pakon Emergjente Financiare.

Reklama e sponzorizuar

“Duke ditur se këta punëtorë kanë kontakt të vazhdueshëm me rrezikun e infektimit të virusit Covid-19 prandaj nuk e meritojnë të anashkalohen nga Qeveria e Kosovës. Protesta do të mbahet me dt. 08.05.2020 në orën 11-12 e cila do të jetë e përfaqësuar nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale dhe ekipi prej 30 punëtorëve dhe 6 kamionë të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media.