​Pushimet në Shqipëri: Çadrat 3.5 metra larg njëra-tjetrës dhe 3 metra distancë në det

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, ka njoftuar për masat gjatë kohës së pandemisë për sa i përket turizmit gjatë verës.

Kornelia Ferizaj foli për oranews për një skenar pozitiv nëse kufijtë do të hapen gradualisht.

“Shpresojmë që kemi prurje turistësh nga Polonia”, tha ajo.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë që masat që janë parashikuar është që çadrat të vendosen në një hapësirë prej 3.5 metra. Edhe distanca në det duhet të jetë 3 metra.

“Nëse do shkosh të marrësh diçka në bar apo restorant duhet të ruash distancën 2-metra për person. Në tavolinat e restoranteve duhet të ketë minimum 4 persona për 10 metra katrorë. Dhe 1 metër në distancë nga personi në person. Do të ketë ndryshim dhe shërbimet e bufesë të mëngjesit. Do të ofrohen kryesisht shërbimet në dhoma. Si dhe do të çdo hotel duhet të përcaktojë një koordinator anti COVID-19”, tha ajo.