10 miliarderët e COVID-19

Pasi më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi COVID-19 pandemi, tregjet e bursës ranë në të gjithë botën dhe indeksi Dow Jones regjistroi valën më të keqe të shitjeve që prej 1987.
Ndërkohë që aktivitetet e shumë kompanive ndalën, të tjera nuk kanë pasur kurrë probleme, përkundrazi, janë rritur në mënyrë konstante.

Aksionet e këtyre shoqërive, që po bëjnë një punë të nevojshme për të mposhtur virusin, janë rritur në mënyrë të ndjeshme në javët e fundit, duke krijuar një miliarder të ri dhe duke rritur pasurinë e të paktën nëntë të rejave.

Fituesi absolut është miliarderi i ri, Stéphane Bancel, CEO i Moderna, me seli në Cambridge, Massachusetts, kompania e parë që nisi testet te njerëzit për një vaksinë ndaj COVID-19, më 16 mars në Seattle. Kur OBSH e shpalli koronavirusin pandemi, pasuria neto e Bancel ishte rreth $ 720 milionë.

Reklama e sponzorizuar

Që prej atëherë, aksionet e Moderna janë rritur më shumë se 103% duke e çuar pasurinë e Bancel në 1,5 miliardë dollarë. Bancel iu bashkua për herë të parë rangjeve të miliarderëve më 2 prill, kur aksionet e Moderna u rritën në linjë me lajmin kur kompania po planifikonte të niste testin për fazën e dytë të vaksinës së saj.

Këta dhjetë miliarderë në sektorin e shëndetësisë kanë fituar në total më shumë se 7 miliardë dollarë që kur OBSH e deklaroi COVID-19 pandemi globale më 11 mars.

Bancel është ai i cili ka pasur fitimet më të mëdha në termat e përqindjes, me një pasuri neto në rritje me 109% në javët e fundit. Në vend të dytë, sipërmarrësi Gustavo Denegri, pasuria neto e të cilit është rritur me 32%, ose 1,1 miliardë $, falë 45% të aksioneve të saj në kompaninë bioteknologjike italiane DiaSorin.

Fitimet më të mëdha në dollarë kanë qenë ato të miliarderit francez Alain Mérieux, themelues i kompanisë prodhuese të testeve diagnostikuese BioMérieux (deri më 2011 ka qenë CEO i Bancel), dhe të Seo Jung-Jin, CEO i shoqërisë biofarmaceutike koreanojugore Celltrion, që së bashku janë dy më të pasurit, me 1,5 miliardë dollarë krahasuar me 11 marsin.

BioMérieux dhe DiaSorin janë protagonistë në garën për realizimin e testeve diagnostikuese për COVID-19.
Dhjetë miliarderët janë nga shtatë vende të ndryshme – veç dy janë amerikanë Leonard Schleifer e George Yancopoulos, nga shoqëria e farmaceutikës New York Regeneron.

Më poshtë janë dhjetë miliarderët në fushën e shëndetësisë që janë pasuruar më shumë që prej 11 marsit, falë lidhjes së tyre me kompani që luftojnë pandeminë e COVID-19.

Stéphane Bancel

Nënshtetësia: Francë
Pasuria neto: 1,5 miliardë dollarë (+109% nga 11 marsi)
Origjina e pasurisë: Moderna

Bancel është CEO i Moderna Therapeutics (me seli në Cambridge, në Massachusetts), që prej vitit 2011 pasi la rolin e tij të mëparshëm si CEO në BioMérieux.  Zotëron 9% të shoqërisë, e cila kohët e fundit ka marrë nga Departamenti i Shëndetësisë i SHBA një grant prej 483 milionë dollarë për zhvillimin e vaksinave për COVID-19.

Gustavo Denegri

Nënshtetësia: Itali
Pasuria neto: 4,5 miliardë dollarë (+32%)
Origjina e pasurisë: Diasorin

Denegri është kimist dhe sot zotëron 45% të shoqërisë bioteknologjike italiane DiaSorin, por nuk e ka nisur në sektorin farmaceutik. Rasti i parë erdhi në vitin 1985, kur bashkoi grupin Pro-Ind, prodhues për pjesë makinash që e kishte themeluar në vitet ‘70 me Piaggio, prodhues i motorit simbol, Vespa. DiaSorin ka stabilimente prodhuese në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Itali.

Seo Jung-Jin

Nënshtetësia: Koreja e Jugut
Pasuria neto: 8,4 miliardë dollarë (+22%)
Origjina e pasurisë: Celltrion

Seo themeloi shoqërinë biofarmaceutike Celltrion në vitin 2002 e kuotuar në Bursë në vitin 2008.

Kompania ka punuar fort për kite testesh dhe për një trajtim potencial për COVID-19, e cila mendohet se do ta nisë trajtimin antiviral tek njerëzit në tremujorin e tretë 2020. Testet e shpejta diagnostikuese të Celltrion, që sipas kompanisë mund të japë rezultate brenda 15 apo 20 minutave, pritet të dalin brenda verës.

Alain Mérieux

Nënshtetësia: Francë
Pasuria neto: 7,6 miliardë dollarë (+25%)
Origjina e pasurisë: Biomériuex

Mérieux e themeloi BioMérieux në vitin 1963. Sot, i biri i Alain, Alexandre, drejton kompaninë si CEO. Kitet e testeve diagnostikuese të COVID-19 të BioMérieux kanë reduktuar kohën e testeve për virusin deri në 45 minuta.

Maja Oeri

Nënshtetësia: Zvicër
Pasuria neto: 3,2 miliardë dollarë (+ 10%)
Origjina e pasurisë: Roche

Maja Oeri është pasardhëse e Fritz Hoffmann-La Roche i cili e themeloi gjigantin farmaceutik zviceran Roche në vitin 1986. Zotëron rreth 5% të aksioneve të shoqërisë. Roche njoftoi më 19 mars për fillimin e studimeve klinike me tre faza për ilaçin e artritit Tocilizumab si trajtim për pacientët me COVID-19 në SHBA.

Leonard Schleifer

Nënshtetësia: SHBA
Pasuria neto: 2,2 miliardë dollarë (+ 11%)
Origjina e pasurisë: Regeneron

George Yancopoulos

Nënshtetësia: SHBA
Pasuria neto: 1,2 miliardë dollari (+ 14%)
Origjina e pasurisë: Regeneron

Leonard Schleifer, CEO i Regeneron Pharmaceuticals, është bashkëthemelues i shoqërisë së farmaceutikës Tarrytown (selia në Nju Jork) në 1988, me George Yancopoulos i cili iu bashkua një vit më pas si drejtues shkencor i kompanisë.

Më 16 mars, Regeneron nisi eksperimentimin klinik të ilaçit Sarilumab te pacientët e prekur me COVID-19 në Nju Jork në bashkëpunim me shoqërinë franceze Sanofi.

Thomas Struengmann

Nënshtetësia: Gjermani
Pasuria neto: 6,9 miliardë dollarë (+ 11%)
Origjina e pasurisë: Biontech

Andreas Struengmann
Nënshtetësia: Gjermani
Pasuria neto: 6,9 miliardë dollarë (+ 11%)
Origjina e pasurisë: Biontech

Binjakët miliarderë Struengmann i kanë hedhur themelet e pasurisë duke shitur prodhuesin farmaceutik Hexal te Novartis për rreth 7 miliardë dollarë në vitin 2005. Sot investojnë te një sërë shoqërish bioteknologjike dhe kujdesit ndaj shëndetit nëpërmjet Santo Holding, shoqëria e investimit me seli në Zvicër. Por burimi i të ardhurave është startup BioNTech, e cila po bashkëpunon me Pfizer dhe Fosun Pharmaceuticals, për një vaksinë për COVID-19. Testimet e para te njeriu kanë nisur në Gjermani më 23 prill, dhe shoqëria parashikohet të zgjerohet edhe në SHBA në pritje të miratimit të rregullatorëve.

Li Xiting

Nënshtetësia: Singapor
Pasuria neto: 12,6 miliardë dollarë (+ 1%)
Origjina e pasurisë: Mindray

Që kur u themelua nga Li Xiting në vitin 1991, me seli në Shenzen, kolosi i pajisjeve mjekësore Mindray Medical International është rritur deri sa është bërë prodhuesi më i madh i pajisjeve kineze mjekësore. Mindray është përfshirë në mënyrë aktive në luftën kundër pandemisë COVID-19, kur trefishoi prodhimin me ventilatorë në stabilimentin në Shenzen duke e çuar në 3000 në muaj, sipas artikujve të mediave kineze.

Kompania ka dhuruar 4,6 milionë dollarë pajisje mjekësore, duke përfshirë edhe ventilatorët e nevojshëm për spitalet, në veçanti në zonat më të goditura në Wuhan dhe në Veriun e Italisë.

*Giacomo Tognini
Burimi: Forbes