10 të prekur me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, tre në gjendje më të rëndë

10 persona të prekur me COVID-19, janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, raporton Express.

Sipas raportit të kësaj klinike, tre prej të infektuarve janë në gjendje më të rënduar, në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Nga kjo klinikë do të lirohen pesë raste.

Reklama e sponzorizuar

“7 raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike, kurse nga klinika do të lirohen 5 raste”, thuhet në njoftim.