12 nga 21 të shtrirë në Infektivë janë me koronavirus

Klinika Infektive njofton se sot janë të shtrirë 21 raste, 12 prej tyre janë me Covid-19.

Prej tyre, sipas Infektives, janë në gjendje të rëndë.

“8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar, njëra në repart, e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesje intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike”, njofton Infektivja përmes raportit të infektologes Sadie Namani.

Reklama e sponzorizuar

Deri tash në Kosovë janë raportuar 895 raste me koronavirus, 657 të shëruar dhe 28 të vdekur.