Është bërë e ditur se janë riatdhesuar 148 bashkatdhetarë nga Franca në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Kompania CH-Air Airlines ka riatdhesuar 148 shtetas kosovarë në fluturimin special nga Franca në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.
Është bërë e ditur se afro 2 mijë shtetas kosovarë që kanë mbetur të ngujuar jashtë vendit po presin të kthehen në Kosovë.
Alban Zogaj, Shef i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, ka treguar se deri tani kanë pranuar mbi 2 mijë kërkesa për kthim. Shumica e kërkesave janë prej vendeve evropiane.
“Deri më tani kemi pasur mbi 2000 kërkesa për t’u kthyer në vend. Kryesisht prej vendeve evropiane”, është shprehur ai.