17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

17 raste janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit nga 307 raste të testuar të dyshuar me Covid.

“Në 24 orët të fundit janë testuar 307 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 17 raste, pjesa më e madhe e të cilëve nga kontaktet e mëparshme. Rastet e reja janë të shpërndarë gjeografikisht, 8 në Tiranë, 8 në Durrës dhe një në Krujë”.

Nëntë raste i janë shtuar listës të të shëruarve.

Reklama e sponzorizuar

“Pavarsishtë rasteve të 24 orëve të fundit, situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë, ku 77 për qind e të cilëve janë shëruar”.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Durrës, Berat e Kamëz.

“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre është në terapi intensive.”

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer mbi 12 mijë testime molekulare dhe serologjike.