211 punëtorë fillojnë punën në “Trepçë”

Ardian Syla, i cli mbante pozitën e kryesuesi të  bordit mbikëqyrës të “Trepçës”, e që u shkarkua nga Qeveria Kurti para dy muajsh, madje një ndër arsyet e shkarkimit të bordit të atëhershëm  ishte dhe “manipulimi” me konkurs, ka bërë të ditur se sot kanë filluar punën në “Trepçë”, 211 punëtor, pasi Inspektorati i Punës e ka dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e kontratave të punës.

Sipas tij,  edhe përkundër insistimeve të shumta të Qeverisë në dorëheqje që me çdo kusht të anuloj konkursin për rekrutimin e fuqisë së re punëtore duke tentuar që të njollosin këtë proces përmes formave të ndryshme, sot filluan punën 211 punëtorë të rijnë në prodhim, e që ishin rekrutuar me konkursin e shpallur në shtator të vitit të kaluar. “Inspektorati i Punës ka dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e kontratave të punës duke hedhur poshtë gjitha akuzat e pa baza të ministres Hajdari dhe kabinetit qeveritar lidhur me këtë proces”, u ka thënë pos tjerash Syla, raporton Epoka e re.

Postimi i plotë i ish- kryesuesit të bordit të “Trepçës”, Ardian Syla:

Reklama e sponzorizuar

Edhe përkundër insistimeve të shumta të Qeverisë në dorëheqje që me çdo kusht të anuloj konkursin për rekrutimin e fuqisë së re punëtore duke tentuar që të njollosin këtë proces përmes formave të ndryshme,sot po fillojnë punën 211 punëtorë të rinjë në prodhim të rekrutuar me konkursin e shpallur në shtator të vitit të kaluar.

Inspektorati i Punës ka dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e kontratave të punës duke hedhur poshtë gjitha akuzat e pa baza të ministres Hajdari dhe kabinetit qeveritar lidhur me këtë proces.

Po bëhen 10 vite që në ndërmarrjen Trepça nuk është rekrutuar fuqi e re punëtore duke e sjellë kështu ndërmarrjen në një pozitë të vështirë në aspektin e resurseve humane gjë që ka ndikuar në mënyrë direket në veprimtarinë e ndërmarrjes Trepça.

Prandaj, gjithë të punësuarave të rijn ju dëshiroj fat dhe suksese në punën e re!

Me Fat!