3 arsye se pse puna në distancë duhet të bëhet pjesë e mënyrës së të bërit biznes

Facebook dhe Google do ta bëjnë punën në distancë një opsion të vazhdueshëm. Ky është një mësim për çdo biznes

Nëse kemi mësuar diçka në muajt e fundit është volumi i punës që mund të bëhet edhe jashtë zyrës. Kjo është me të vërtetë diçka befasuese.

Kompanitë e mëdha teknologjike, për shembull, i kanë dërguar punonjësit e tyre në shtëpi që të punojnë në distancë e, megjithatë, Facebook nuk rreshti së punuari. Apple, ndërkohë, ia doli mbanë të prezantojë disa produkte të reja. Njerëzit sërish kërkojnë për miliarda përgjigje në Google.

Reklama e sponzorizuar

Të gjitha kompanitë e sipërpërmendura nuk janë të vogla, nëse marrim në konsideratë se sa punë bëhet për të mbajtur në funksion teknologjinë që përdorim. Por nëse kolosët e teknologjisë mund të punojnë në distancë, ju mund të befasoheni për rendimentin e ekipit tuaj.

Pyetja e madhe është se çfarë do të ndodhë kur pandemia të marrë fund? Çfarëdo që të ndodhë, mënyra se si ne punojmë ka ndryshuar zyrtarisht. Çelësi është që ne të rreshtim së menduari që puna nga shtëpia është një zgjidhje e përkohshme dhe në vend të saj, të ndryshojmë mendimin, drejt një strukture tërësisht në distancë.

Kjo na bën të mendojmë sërish kompanitë e mëdha. Facebook tha se do t’u japë mundësinë punonjësve të vijojnë të punojnë në distancë deri në fund të vitit. Google njoftoi të njëjtën gjë. Microsoft deklaroi se punonjësit mund të punojnë në distancë të paktën deri në tetor.

Më poshtë janë tri arsye se pse duhet të merrni në konsideratë të punuarit në distancë, si pjesë e mënyrës suaj të të bërit biznes.

Produktiviteti

Sigurisht, disa punë nuk mund të zhvillohen në distancë. Për shembull, riparimi i tubave të prishur në bodrumin e shtëpisë së dikujt. Por gjasat janë që mund të ketë shumë gjëra që ekipi juaj mund t’i bëjë ndërkohë që punojnë në distancë.

Detyra juaj është të kuptoni se si t’i përgatisni punonjësit tuaj drejt suksesit. Ju mund të befasoheni, në shumë aspekte, kur shihni se punonjësit janë në të vërtetë më produktivë kur ju ndalni sa maturi aktivitetin e tyre dhe në vend të kësaj, përqendroheni te rezultati i punës. Ndër të tjera, elasticiteti për të programuar punën në momentin kur punonjësve u vjen më mbarë, në vend të thjesht kur nis orari i punës, do të thotë më shumë produktivitet.

Talenti

Është e dukshme, por duhet të sjellin ndër mend që një tjetër motiv se pse ia vlen të marrin në konsideratë punën në distancë është talenti. Ka shumë njerëz që do të ishin të përsosur për të punuar në kompaninë tuaj, por nuk do të ishin të gatshëm për t’u transferuar për një punë në zyrë. Puna në distancë u hap dyert këtyre kandidatëve dhe i kursen kompanisë një sërë kostosh për transferimin e tyre.

Kënaqësia

Duke u dhënë punonjësve mundësinë që të punojnë në distancë, ju u jepni atyre më shumë kontroll në krijimin e një mjedisi që u përshtatet më mirë. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur shumë punonjës nuk janë të sigurt se një zyrë është vendi ku ata do të donin të ishin, nëse nuk u garantohet siguria dhe shëndeti. Në afat të gjatë, punonjësit më të kënaqur janë dhe punonjësit më produktivë. Dhe kjo është një fitore për të gjithë.

*Jason Aten
Burimi: INC