Apostolova në Ditën e Evropës: Planifikojmë t’i ndajmë 160 milionë euro për Kosovën

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, në Ditën e Evropës ka falënderuar të gjithë që po ndihmojnë në luftimin e pandemisë Covid-19.

Apostolova ka theksuar se Bashkimi Evropian synon që t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën që do të shërbejnë në stabilizimin e ekonomisë.

“Bashkimi Evropian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen tonë”, ka thënë ajo në një video mesazh.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa Presidenti, Hashim Thaçi, në Ditën e Evropën ka thënë se Kosova, pavarësisht sfidave, synim të vetëm strategjik ka orientimin euroatlantik dhe pranimin në BE dhe NATO.