BE-ja shpalos planin 750 miliardë eurosh për rimëkëmbje nga koronavirusi

Komisioni Evropian ka zbuluar të mërkurën një plan për të marrë hua në treg dhe të shpërndajë te shtetet e BE-së 750 miliardë euro në grante dhe kredi për t’i ndihmuar ato që të rimëkëmben nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi, duke i dhënë një shtytje të menjëhershme euros, shkruan agjencia Reuters.

Shumica e parave do të shkojnë te Italia dhe Spanja, dy shtetet e BE-së që janë prekur më së rëndi nga pandemia, që së bashku do të pranojnë 313 miliardë euro në grante dhe kredi.

Synimi është të mbrohet tregu i përbashkët i Bashkimit Evropian. Nga 750 miliardë dollarë, dy të tretat do të jenë në grante të financuara nga huamarrja e përbashkët dhe një e treta në kredi.

Reklama e sponzorizuar

Grantet, ndonëse kundërthënëse, janë të nevojshme pasi Italia, Spanja, Greqia, Franca e Portugalia janë tashmë në borxhe të mëdha dhe janë shumë të varura nga turizmi që është bllokuar shkaku i pandemisë.

Pas lajmit euro është rritur në treg në 1.1022 karshi dollarit, krahasuar me 1.0932.

Pakoja e rimëkëmbjes është shtesë në buxhetin të planit afatgjatë të BE-së për 2021-27, që Komisioni ka propozuar të caktohet në 1.100 bilionë, e që është e ngjashme e propozuar nga liderët në shkurt, 1.095 bilionë.

“Në total, Plani i Rimëkëmbjes Evropiane do të vendos 1.85 bilionë euro për të ndihmuar rifillimin e ekonomisë sonë dhe të sigurohet që Evropa të kthehet para”, është thënë në dokumentin e ekzekutivëve të BE-së, në një dokument të titullar “Momenti i Evropës: Riparimi dhe Përgatitja për gjeneratën e ardhshme”.