Banka Qendrore Europiane (BQE) nuk përjashton skenarin se ekonomia e eurozonës mund të presë deri në fund të vitit 2022 për ta arritur nivelin e para pandemisë, citohet në raportin e rregullatorit financiar.
Sipas skenarit pesimist, GDP në eurozonë mund të zvogëlohet për 12 % këtë vit, ndërsa parashikimet e BQE shpresojnë që GDP të zvogëlohet ne 5 % në vitin 2020.
Kreu i institucionit, Christine Lagard, theksoi se eurozona do të përballet me rënie të paparë ekonomike. Megjithatë, ajo shtoi ”se nuk mund të bëhen parashikime të tilla, sepse është e paqartë se sa do të zgjasë pandemia”.