Breshri në Komunën e Shtimes ua dëmton fermerëve 80% të prodhimeve

Dëme të mëdha ka shkaktuar breshri në komuna të ndryshme të Kosovës gjatë së martës.

Kështu, banorët dhe fermerët e fshatrave Zborc, Carralevë dhe Pjetërshticë të Shtimes, kanë treguar për KOHËN se janë dëmtuar me dhjetëra-mijëra euro.

Pos dëmeve në bujqësi, nga breshri kanë pësuar edhe shtëpitë e banimit dhe veturat.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, dëme të mëdha në bujqësi janë shkaktuar edhe në fshatin Zborc të Shtimes.

Të dëmtuarit gjatë së mërkurës janë vizituar edhe nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, i cili u zotua se këto familje do të mbështeten nga niveli lokal dhe ai qendror.

Ekipet komunale nga departamenti i emergjencës, departamenti i ekonomisë dhe ai i bujqësisë janë duke bërë identifikimin e saktë të dëmeve, ndërkohë që gjatë ditëve në vazhdim do ta dërgojnë raportin e dëmeve në Qeverinë e Kosovës.