Bullgaria, ndër vendet më të pavarura për nga energjia elektrike

Bullgaria është ndër pesë vendet e para që janë më të pavarura në BE nga ana energjetike, pohon “Eurostat”. Këto të dhëna janë për vitin 2018. Varësia energjetike e Bullgarisë është pakësuar gjatë periudhës 2010-2018 – nga 50% deri më 45%. Mesatarisht për Evropën varësia energjetike është 58%.

Ekonomia bullgare  mbetet e varur nga qymyri. Energjia e prodhuar prej qymyrgurit përbën 1/3 prej “miksit energjetik” të vendit  për vitin 2018. Nafta përbën 25% prej tij. Pjesa e energjisë bërthamore është 22%, e gazit natyror – 14%, e energjisë ripërtëritëse – 13%. 

Sipas statistikës evropiane Bullgaria është vendi i BE-së me çmimet më të ulëta të energjisë për përdorim nga popullsia. 

Reklama e sponzorizuar