Dhjetë të ndaluar për mosrespektim të dispozitave ligjore

Policia e Kosovës ka raportuar për dhjetë raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë ku janë ndaluar dhjetë persona.

Më së shumti të ndaluar ka pasur në rajonin e Prizrenit ku janë shoqëruar 6 persona, dy në Vushtrri si dhe një në Deçan e një në pikën e kalimit kufitar në Kullë.

Në lidhje me këtë të fundit, është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte kaluar ilegalisht kufirin Mali i Zi-Kosovë duke iu shmangur kontrolleve mjekësore, është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Reklama e sponzorizuar

Në Prizren, në rrugën “Ekrem Rexha” janë ndaluar tre persona, dy në rrugën “Zahir Pajaziti” si dhe në “Dragomani” një tjetër. Që të gjithë se nuk e kanë respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për orarin e lëvizjes.

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” është raportuar se e dyshuar femër kosovare e cila duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria është takuar në lokalin e saj duke shërbyer pije disa klientëve. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Po në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Deçan, në rrugën “Haki Povataj” është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.