Në klinikën Infektive, sot me datë 14 maj 2020, janë të shtrirë 11 raste me Covid-19.
Siç njofton QKUK-ja, 7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Prej tyre, 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë janë konfirmuar 927 raste me koronavirus 671 pacientë janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.