Ndërsa masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit përfshinë disa sektorë, në Bashkimin Europian eksporti i makinerive dhe automjeteve u prekën më së shumti, sipas zyrës së statistikave të bllokut 27-anëtarësh, Eurostat.
Në mesin e eksporteve të mallrave jashtë BE-së, rënia më e madhe në terma absolute u pa në eksportin e makinerive dhe automjeteve me 14 miliardë euro ose 20 për qind më pak në mars krahasuar me janarin.
Eksportet e mallrave të tjerë të prodhuar gjithashtu ranë me 7 miliardë euro ose 16 për qind në të njëjtën periudhë.
“Në terma relativë, energjia u ul më së shumti (- 2 miliardë euro, -25%)”, shtoi Eurostat.
Në mars, eksportet e përgjithshme të bllokut ishin 228 miliardë euro, nga 252 miliardë euro në krahasim me janarin. Në të njëjtën periudhë, eksportet kimike të BE-së shënuan një rritje prej 4 miliardë eurosh ose 4%.
Në anën e importit, importet e makinerive dhe automjeteve ranë me 15%, mallrat e tjerë të prodhuar me 16% dhe energjia me 31%.
Pas origjinës në Wuhan, Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të paktën 188 vende dhe rajone, me Europën dhe Shtetet e Bashkuara të goditura rëndë. Mbi 330 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa, mbi 5 milionë persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19./AA