Në Mitrovicën e Jugut deri më tani janë 13 persona të cilët janë infektuar me Covid 19. Gjendja shëndetësore e tyre sipas drejtoreshës së Shëndetësisë, në këtë komunë Erseka Hasanaj-Baranit, është stabile.
Në një lidhje direkte për Gazetën Epxress, Barani ka dhënë detaje rreth gjendjes me Covid 19 atje.
“Momntalisht kemi 13 persona tashmë të konfirmuar pozitiv me Covid 19. Prej tyre vetëm një person e kemi të hostipalizuar në Infektivën e QKUK’së. Të tjerët janë karantinuar në shtëpi. Momentalisht Instituti është ende duke hulumtuar burimin e infeksionit. Mirëpo të infektuarit vijnë nga fshati i njejtë i Mitrovicës. Të gjithë të testuarit që kanë qenë pjesë e supermarketit kanë rezultuar negativ”, thotë Barani.