Eurozona po vuan tkurrjen e sa më të keqe të parë ndonjëherë, treguan të dhënat e publikuara nga Eurostat.
Produkti i Brendshëm Bruto u tkurr me 3,5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020 kundrejt tremujorit të fundit të vitit të kaluar.
Prodhimi ekonomik në 19 vendet që përdorin euron u zhyt me 3.8 për qind në periudhën Janar-Mars.
“Këto ishin rëniet më të mprehta të vërejtura që nga regjistrimet kohore të filluara në 1995,” tha zyra e statistikave të BE (Eurostat).
Rënia pritet të thellohet në tremujorin e dytë pasi shumica e zonës Euro ka qenë e mbyllur gjatë gjithë prillit për shkak të koronavirusit.
Të dhënat treguan se Italia iu bashkua Francës në recesion, pasi PBB-ja u tkurr me 4.7 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020, rënia e saj më e keqe në dekada.
PBB-ja e Belgjikës ra me 3,9 për qind, ndërsa Austri u ul me 2.5 për qind. Gjermania uli parashikimin e saj të PBB-së për vitin 2020 në -6.3 për qind nga një vlerësim i janarit prej 1.1 për qind, me autoritetet që thonë se vendi është në rrugën e duhur për recesionin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore.
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (ECB) Christine Lagarde tha në një konferencë për shtyp të enjten se “zona e euros po përballet me një tkurrje ekonomike të një madhësie dhe shpejtësie të cilat janë të paprecedenta në kohën e paqes.”
Ajo shtoi se banka qendrore pret një tkurrje të PBB-së midis pesë dhe 12 për qind këtë vit.
BQE tha që ajo i kishte mbajtur të pandryshuara normat e interesit, por është e gatshme të rrisë programin e saj të stimulimit të Covid-19, nëse është e nevojshme, pasi eurozona po përballet me një krizë të thellë ekonomike.
Eurostat tregoi se shkalla e papunësisë u rrit në 7.4 për qind në mars nga 7.3 për qind në shkurt./RT