Gastronomët e Prishtinës akuzojnë qeveritarët: Masa të rrepta ka vetëm në kryeqytet

Gastronomët e Prishtinës akuzojnë qeveritarët se masa të rrepta po bëjnë vetëm në Prishtinë derisa sipas tyre në qytete të tjera shumë lokale i janë rikthyer punës normale.

Ata në emisionin e mëngjesit në KTV, kanë kërkuar që lokalet të hapen dhe të lejohen të punojnë rregullisht.

Luaras Meha dhe Arian Henci nga Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës kanë thënë se nuk kanë asnjë detaj për fillim të punës dhe se janë të lënë anash.

Reklama e sponzorizuar

Ata kanë kërkuar mirëkuptim të Qeverisë në të kundërtën kanë paralajmëruar hapje të lokaleve.