Gjermania, pjesë e Schengenit, do t’i shtyjë kontrollet kufitare deri më 15 maj, ka deklaruar të hënën një zëdhënës i ministrisë së Brendshme gjermane.
Kjo masë është në pajtim me Komisionin Evropian, ka shtuar ai, raporton Reuters, transmeton KOHA.
“Natyrisht se udhëzohemi mbi bazën e frymës evropiane për të mos vepruar njëanshëm, apo në mënyrë ta pakoordinuar”, ka thënë ai.
Shtete të shumta të Schengenit kanë vënë kontrolle kufitare, në përpjekje për ta frenuar përhapjen e koronavirusit.