Komiteti për menaxhimin e pandemisë ka mbajtur mban takim në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për të analizuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit.
Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti pas përfundimit të takimit ka thënë se në këtë takim është raportuar për gjendjen e deritanishme dhe për rezultatet e masave që janë marr.
“Ishte një takim i komitetit për menaxhimin e pandemisë dhe janë analizuar masat e ndërmarra deri me tani. Në këtë takim aktorët kanë raportuar punën e deritanishme dhe rezultatet dhe efektet e masave si dhe kanë tërhequr vërejtjen që të vazhdojë respektimi i masave të ndërmarra nga MSh-ja me qëllim që të kemi situatën në kontroll”.
Hoti më tutje ka thënë se nëse vazhdon të bie disiplina e qytetarëve atëherë mund të ketë shtyrje e hapjes së dytë të apo lehtësimit të masave, raporton EO.
“Gjatë kësaj jave pritet qe të takohet edhe njëherë dhe në rast se do të ketë rritje të rastit të numrit atëherë mund të shtyhet faza e dytë e hapjes ekonomike, por kjo varet nga qytetarët dhe bizneset. Ka rënie të disiplinës dhe MSh-ja ju bënë thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm”.
“Në rast se përkeqësohet situata do të detyrohen ta bëjnë shtyrjen e hapjes së dytë. Është një gjendje menaxhushme kemi një numër të vogël që kanë përfunduar me fatalitet po ashtu kemi një shkallë prej 71% të shëruarve dhe deri në këtë fazë Kosova ka menaxhuar mirë”.
“Gjatë takimi kanë dhënë mendimet e tyre dhe nuk po themi që do të ketë shtyrje por me rast se bie disiplina atëherë faza e dytë mund të shtyhet. Tre ditët fundit kemi pasur rritje dhe kjo na frenon që duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Hoti.