I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje Ministrit të Bujqësisë dhe komunave që të evidentojnë dëmet në bujqësi nga breshëri dhe t’i mbështesin bujqit e dëmtuar, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se në programin për rimbëkëmbje ekonomike të Qeverisë së re është paraparë dyfishim i të gjitha subvencioneve në buqjësi.
“Në programin për rimëkëmbje ekonomike të Qeverisë së re kemi paraparë dyfishim të të gjitha subvencioneve në bujqesi, krahas masave tjera për mbështetje të kresive bujqesore dhe investimeve publike sisteme të ujtjes. Këto masa në detale do të prezantohet në ditët në vijim dhe do të miratohen në mbledhje e parë të Qeverisë së re”, ka shkruar Hoti.