I mandatuari për kryeministër sot e prezanton programin qeverisës para deputetëve të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka gati programin qeverisës së bashku me partnerët e koalicionit me të cilët synon të qeverisë me vendin.

Ky program pritet tu prezantohet sot deputetëve të kësaj partie.

“Mandatari për kryeministër Avdullah Hoti do ta paraqes programin qeverisës para deputetëve të LDK-së. Me përmbajtjen e këtij programi janë pajtuar edhe partnerët e koalicionit”, është bërë e ditur për Telegrafin.

Reklama e sponzorizuar

Që nga fillimi i muajit, kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Avdullah Hoti, ka takuar përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ata të Nismës Socialdemokrate, me qëllimin për ta harmonizuar programin qeverisës, ani se me to e ka firmosur më herët marrëveshjen e koalicionit.

Takimet janë zhvilluar edhe pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta caktuar Hotin si mandatar për formimin e qeverisë së re.