Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave, raporton Express.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKShP’ja ka bërë me dije se lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Institutit, ende ekziston rreziku i përhapjes së koronavirusit në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
“Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Mbani distancën fizike dhe mbani maska nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!”, thuhet në njoftim.
IKShP’ja u ka bërë thirrje institucioneve për mbajtjen e rendit dhe inspektorateve për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.