Ambasada e Kosovës në Kanada, ka njoftuar se janë riatdhesuar edhe 19 qytetarë nga Otava në Kosovë, derisa njofton se janë duke parë mundësitë për kthimin edhe të 10-të të tjerëve.
Ambasada njoftoi sot duke theksuar se kthimi është bërë përmes linjës Toronto-Londër-Prishtinë.
“Ambasada në Otava vazhdon tutje përkushtimin dhe angazhimin e saj për t’ju dalë në ndihmë të gjitha rasteve e kërkesave të bashkatdhetarëve-qytetareve të Kosovës të cilët për arsye të rrethanave të krijuara nga pandemia (Covid-19), kanë mbetur në Kanada. Për momentin ju njoftojmë se po angazhohemi në projektin e radhës, që në ditët në vazhdim të realizojmë (as qa na janë krijuar mundësit-tani për tani) për kthimin edhe të 10-të personave tjerë, për në Kosovë nëpërmjet Kanada-Zurich-Prishtinë”, thuhet në njoftim.