Japonia kërkon turistë, ua paguan gjysmën e pushimeve

Janë të shumta vendet që ka kaluar piku i epidemisë së COVID-19, po mendojnë seriozisht për muajt verorë që po afrojnë, në tentativën për ta shpëtuar sadopak sezonin turistik, edhe pse tashmë të cunguar.

Japonia është një nga vendet që ka kaluar tashmë valën e pandemisë me “vetëm”  16.500 të prekur dhe 783 viktima. Vendi aziatik sapo ka dalë nga gjendja e emergjencës, dhe mendon të hapë sezonin veror në fillim të korrikut.

Për të tërhequr turistë nga e gjithë bota, Japonia ka planifikuar një paketë ndihmash për sektorin me rreth 10.5 miliardë euro.

Reklama e sponzorizuar

Një nga propozimet më interesante për turistët që do të munden të arrijnë shtetin ishullor këtë verë do të jetë fushata e uljeve të çmimeve, që sipas agjencive të turizmit do të përgjysmojnë kostot e udhëtimit dhe ndenjjes në atë vend. Një në tre net në hotel do të jetë falas, ashtu si pjesa më e madhe e muzeve dhe parqeve, dhe pjesë e kostove të transportit hekurudhor, më i shpejti dhe komodi.

Për fatlumët, kjo periudhë mund të jetë një periudhë e papërsëritshme për të shijuar pa fluksin e zakonshëm dhe me kosto të përballueshme bukuritë e një vendi unik.