Kompanitë për heqjen e mbeturinave protestojnë me 8 maj, nuk u përfshinë në Pakon Emergjente të Qeverisë

Të gjitha kompanitë regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturianve në nivel të Kosovës do të protestojnë të premtën më 8 maj pasi thonë se punëtorët e tyre nuk janë përfshirë në Pakon Emergjente të Qeverisë për mbështetje financiare në kohën e pandemisë COVID-19.

“Kompanitë Ragjionale te largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave në nivel te Kosovës si: KRM”Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, KRM “Ambienti”, Sh.A-Pejë, KRM “Çabrati”, Sh.A-Gjakovë, KRM “Uniteti”, Sh.A-Mitrovicë, “Ekoregjioni”, Sh.A-Prizren, dhe KRM “Pastërtia”, Sh.A-Ferizaj do të mbajnë një protestë paqësore lidhur me mospërfshirjen e këtyre kompanive ne Pakon Emergjente te Qeverisë se Republikes se Kosovës”, thuhet në njoftim.

Drejteusit e këtyrë kompanive janë të pakënaqur me faktin se punëtorët e tyre s’janë përfshirë në pakon financiare të Qeverisë.

Reklama e sponzorizuar

Sipas njoftimit, punëtorët e këtyre kompanive përballen me rrezikun e infektimit me COVID-19 dhe nuk meritojnë të anashkalohen nga Qeveria.

“Kjo protestë do të mbahet si shenjë paknaqësie ne lidhje me Vendimet e Qeverisë se Republikes se Kosovës në mospërfshirjen e punëtorëve te kompanive te grumbullimit dhe largimit te mebturinave ne nivel te Kosoves në Pakon Emergjente Financiare.Duke ditur se këta punëtor kanë kontakt te vazhdueshëm me rrezikun e infektimit te virusit Covid 19 prandaj nuk e meritojnë te anashkalohen nga Qeveria e Kosovës”, theksohet në njoftim.

Në protestë do të marrin pjesë kryeshefat e kompanive dhe një ekipe prej 30 punëtorëve dhe gjatë kamionë të largimit të mbeturianve.

“Protesta do të mbahet me dt. 08.05.2020 në orën 11-12 e cila do të jetë e përfaqësuar nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale dhe dhe ekipa prej 30 punëtorëve dhe 6 (gjashtë) Kamionë të largimit dhe grumbullimit te mbeturinave”, përfundon njoftimi.