Kompania multinacionale britanike “The Economist” do të zvogëlojë numrin e të punësuarve për shtatë për qind në të gjithë botën, duke bërë që 1.300 njerëz të humbin punën e tyre si rezultat i pandemisë së koronavirusit të ri.
Për shkak të ndikimit të pandemisë në tregun e mediave të shtypura, “The Economist” ka vendosur që në të ardhmen revista kulturore “1843” të jetë në dispozicion vetëm në format digjital.
Me largimet nuk do të prekën redaktorët e “The Economist”, ndërsa pjesa më e madhe e largimeve do të shpërndahen në agjencinë e marketingut “TVC” e cila është pjesë e grupit mediatik.
Si masë shtesë në procesin e kursimit, drejtoresha ekzekutive Lara Boro, kryeredaktori Zani Minton Bidojs, ekipi udhëheqës si dhe bordi, pranuan vullnetarisht uljen e pagave.