Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë me Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša, njofton Zyra e Kryeministrit.
Dy homolgët kanë biseduar rreth hapjes së kufijve të Sllovenisë por jo edhe për hapjen e kufijve të Kosovës.
“Në një bisedë telefonike, kryeministri në detyrë Kurti dhe kryeministrin Janša biseduan për menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike. Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve”, thuhet në njoftimin e kryeministrit.
Dy kryeministrat diskutuan edhe për dialogun me Serbinë.
“U bisedua edhe për dialogun me Serbinë. Kryeministri Janša theksoi se qëndrimet e Sllovenisë janë të qarta. Janša theksoi se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e tij në BE”, thuhet në njoftimin e kryeministrit.