Gjykata Kushtetuese të mërkuren ka vendosur si të papranueshme kërkesën e parashtruar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës rreth kthimit të punë të një punonjëseje.
Gjykata Supreme më 16 tetor të 2018-tës kishte vendosur që punonjësja me inicialet M. H. të kthehet në punë në Aeroport, vendim ky të cilin “Limak” e ka çuar në Supreme.
“Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 10/2018], të datës 16 tetor 2018, me të cilin pala parashtruese pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat”, shkruan mes tjerash në aktvendimin e Kushtetueses, lidhur me seancën e mbajtur të mërkuren.
Lidhur me këtë, gjykata “vendosi se kërkesa është e papranueshme”.