Mirkobiologu Lul Raka ka treguar nëse një pacient i shëruar mund të preket sërish nga COVID-19, raporton Express.
Sipas Rakës, sëmundja nuk kthehet te pacienti i shëruar.
“Testet PCR nuk mund të dallojnë nëse virusi është i gjallë apo i vdekur, dhe kjo mund të çojë në rezultat të rrejshëm pozitiv. Fragmentet e vdekura të virusit nuk janë infektive. Këta pacientë nuk e përhapin infeksionin!”, ka shkruar Raka.
Këto deklarime të tij vijnë pasi ekspertët e infektologjisë në Korenë e Jugut deklaruan pardje se fragmentet e virusit të vdekur shkaktuan që 292 persona të shëruar, të jenë përsëri pozitiv disa javë pas shërimit. snull https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRakaLul%2Fposts%2F134473394861605&width=500