Malisheva qe 21 ditë pa raste të reja me COVID-19

Situata pandemike në Komunën e Malishevës, konsiderohet e qetësuar, pasi sot e 21 ditë, nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 73 persona, dhe vetëm dy raste vazhdojnë të jenë aktiv me COVID-19.

“Kjo qetësi, është falë zbatimit të masave parandaluese, disiplinës së treguar nga qytetarët, dhe falë punës dhe angazhimit të shtabit emergjent komunal në Malishevës, që kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme në menaxhimin e situatës me COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.

“Për këtë, qytetarët e Komunës së Malishevës, meritojnë respekt dhe falënderim të veçantë për kujdesin e treguar gjatë kohës së pandemisë, e cila vazhdon ende dhe përsëri ju bëjmë apel që të kenë kujdes dhe zbatim rigoroz të masave parandaluese ndaj COVID-19”, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Reklama e sponzorizuar